DËSHIRONI TË STUDIONI NË UNIBA?
APLIKO ONLINE NË FAKULTETIN SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE
Informohuni lidhur me programet e studimit
Njësia edukon profesionistët e së nesërmes në një sërë fushash dhe disiplinash të arsimit të lartë me përqendrimin të veçantë në shkenca kompjuterike, arkitekturë dhe industri kreative. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative u mundëson studentëve, akademikëve dhe studiuesve të zhvillojnë njohuri dhe inovacione të avancuara dhe praktike; është një strukturë krijuese, ndërdisiplinore, ku studentët dhe hulumtuesit punojnë së bashku në projekte novatore dhe ndërvepruese të kërkimit për industritë kreative…
BACHELOR
Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.
MASTER PROFESIONAL
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.
MASTER I SHKENCAVE
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.
DIPLOMA PROFESIONALE
Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.
* : Programi i integruar 5-vjeçar “Master i Shkencave”
** : Program që do të aktivizohet së shpejti
APLIKO ONLINE
Për të aplikuar online, ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm